Ballina Flash

WhatApp sfidohet për bisedat

ROMË, 2 shkurt /ATSH-ANSA/ – Aplikacioni Telegram përfiton nga polemikat e fundit në WhatsApp, i cili dëshiron të përditësojë kushtet e tij të përdorimit dhe politikën e tij të privatësisë për të prezantuar një risi për të fituar përdorues.

Telegram ka nisur një përditësim që ju lejon të kaloni në aplikacion pa humbur historikun e të gjitha bisedave në WhatsApp.

”Përditësimi i aplikacionit është i disponueshëm për iPhone dhe Android”, shpjegon Telegram në blogun e tij. Gjithashtu, mesazhet dhe përmbajtja e zhvendosur nuk zënë hapësirë ​​shtesë.

Diskutimi global i privatësisë së WhatsApp gjatë javëve të fundit rezultoi në më shumë se 100 milionë njerëz që shkarkuan Telegram në janar në dëm të WhatsApp./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNuk do të lejojmë që 530 milionë dollarë të mbeten në xhepat e kompanive të mëdha
Artikulli tjetërBRUKSEL – KE: Vonesat e AstraZeneca, problem për vaksinimin masiv