AMSTERDAM, 1 shkurt /ATSH-DPA/ – Agjencia Europiane e Barnave (EMA) njoftoi sot se ka nisur ekzaminimin e një ilaçi të ri antiCOVID-19.
“Komiteti i EMA-s për Produktet Mjekësore për Përdorim Njerëzor (CHMP) po shqyrton ilaçin REGN-COV2, që bazohet në një kombinim të dy antitrupave”, tha agjencia.
Gjatë procesit të rishikimit, ekspertët vlerësojnë të dhënat nga provat, edhe nëse këto prova nuk kanë përfunduar ende dhe nuk është dorëzuar ndonjë kërkesë për autorizimin e tregtimit, duke shkurtuar kështu procedurën e miratimit.
Sipas një studim, ilaçi mund të zvogëlojë sasinë e koronavirusëve të pranishëm në gjak, megjithatë, është ende herët për të nxjerrë përfundime në lidhje me balancën e përfitimeve dhe rreziqeve./ /ervo/
Ilaçi, i zhvilluar bashkërisht nga prodhuesi amerikan “Regeneron” dhe kompania zvicerane “Hoffman-La Roche”, thuhet se u përdor vitin e kaluar për kurimin e COVID-19 te ish-presidenti amerikan, Donald Trump.
Në SHBA, “REGN-COV2” ka një miratim urgjent nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA)./ /ervo/






















