BRUKSEL, 1 shkurt /ATSH-DPA/ – Shefi i punëve të Jashtme të BE-së Josep Borrell dënoi grushtin e shtetit nga ana e ushtrisë në Mianmar.
“Unë dënoj me forcë grushtin e shtetit ushtarak të Mianmarit dhe bëj thirrje për lirimin e menjëhershëm të të arrestuarve”, shkroi Borrell në Twitter.
“Rezultatet e zgjedhjeve dhe kushtetuta duhet të respektohen. Mianmari do demokraci. BE është me ta”, shkroi ai.
Duke i bërë jehonë deklaratës, presidenti i Këshillit Europian Charles Michel dhe presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen bënë thirrje për rivendosjen e demokracisë.
Ministrja e Jashtme belge, Sophie Wilmes ka lënë të kuptohet për sanksione të mundshme nga blloku.
“Ne do të shqyrtojmë ndjekjen e këtyre veprimeve me partnerët tanë të BE”, theksoi ajo në Twitter. /os/






















