Ballina Flash

Në Sanremo do të këndohet pa… spektatorë!

SANREMO, 30 janar /ATSH-ANSA/ – Në lidhje me Festivalin e Sanremos mbeten në fuqi dispozitat e dekretit të Këshillit të Ministrave të 14 janarit 2021, që lejon realizimin e spektakleve në mungesë të publikut, deklaroi ministri italian i Shëndetësisë, Speranza pas kërkesave të kompanive diskografike për performancën e festivalit të Sanremos.

Në letër, ministri i referohet ankimimit të një kompanie regjistrimi në lidhje me edicionin e vitit 2021 të Festivalit të Sanremos, që kërkon përgatitjen e një protokolli sigurie për artistët në skenë dhe pas kuintave.

Speranza deklaroi se do ta paraqiste këtë kërkesë te Komiteti Tekniko-Shkencor në mënyrë që të siguroheshin indikacionet e nevojshme në kohën e duhur, duke marrë parasysh, në çdo rast, se, në lidhje me shfaqjet që zhvillohen në sallat teatrore, siç është Festivali i Sanremos, mbeten në fuqi dispozitat që pengojnë pjesëmarrjen e publikut. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Italia e shqetësuar nga vonesat e vaksinës së ”Moderna”-s
Artikulli tjetërReshjet/ KESH: Shkarkimet nga porta e HEC-it të Vaut të Dejës në nivelin 500 m3/s