Ballina Flash

Piktura e Botticellit shitet për 80 milionë dollarë

NJU JORK, 29 janar /ATSH-DPA/ – Një pikturë e artistit të madh italian të Rilindjes, Sandro Botticelli u shit për 80 milionë dollarë në një ankand në internet, konfirmoi shtëpia e ankandit Sotheby’s në një postim.

Çmimi, i cili arriti në 92,2 milionë dollarë bashkë me taksat, ishte një rekord për shitjen në ankand të një vepre nga Botticelli (1445-1510).

Sotheby’s nuk e ka emëruar blerësin.

Shtëpia e ankandeve theksoi ”se portreti, i cili përshkruan një të ri me origjinë të panjohur, konsiderohet si një nga pikturat më domethënëse të Rilindjes në duart e individëve.

“Një nga portretet më domethënëse të çdo periudhe që është shfaqur ndonjëherë në ankand dhe një vepër që përcakton Rilindjen fiorentine arrin në 92,2 milionë dollarë”, shkroi në Twitter Sotheby’s. /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShkelën masat antiCovid/ Masë administrative për 4 pronarë subjektesh në Durrës
Artikulli tjetërMeta: Të rritet mbështetja buxhetore për përballimin e pasojave nga COVID-19