Ballina Bota

GJERMANI – Komuniteti hebre: Pandemia ka përkeqësuar antisemitizmin

BERLIN, 26 janar /ATSH-DPA/ – Drejtuesit e komunitetit hebre deklaruan se pandemia e koronavirusit ka përkeqësuar antisemitizmin në Gjermani.

“Koronavirusi i ka bërë gjërat më keq, frenimet janë ulur, janë bërë përpjekje për të rishkruar dhe minimizuar historinë”, theksoi Pinchas Goldschmidt, president i Konferencës së Rabinëve Europianë (CER).

“Nuk ka dyshim se, në këtë klimë, hebrenjtë ndihen gjithnjë e më të pasigurt, ata nuk guxojnë më të dalin në rrugë, kjo është krejtësisht e papranueshme”, shtoi Goldschmidt.

Ruediger Mahlo, një përfaqësues i seksionit gjerman të Konferencës , i cili po kërkon dëmshpërblim për viktimat e persekutimit nazist dhe trashëgimtarët e tyre, tha se ishte e rëndësishme të ndiqen penalisht ata që janë fajtorë për antisemitizëm dhe mohimin e Holokaustit.

”Të mbijetuarit e Holokaustit po dëshmojnë se mohimi dhe shtrembërimi i Holokaustit si dhe sulmi antisemit u bënë gjithnjë e më të shfrenuara gjatë pandemisë”, tha Mahlo. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjici: Ekipet e bashkisë Kukës në gatishmëri, po hapet rruga Kukës-Shishtavec
Artikulli tjetërMoti i keq/ Balluku: Punonjësit e OSHEE-së në krye të detyrës për të siguruar energji të pandërprerë