Migrena shkaku i heqjes dorë nga shtatzënia

LONDËR, 21 janar /ATSH-ANSA/ – Shumë gra me migrenë heqin dorë nga shtatzënia për shkak të gjendjes që shkakton ajo, sipas një studimi të klinikës ”Mayo”, botuar në revistën ”Mayo Clinic Procedures”.

Vendimi i tyre duket se bazohet në frikën e perceptuar për shëndetin e tyre dhe të foshnjës, megjithëse provat shkencore tregojnë se migrena përmirësohet deri në 75% të rasteve tek gratë gjatë shtatzënisë.

Një pyetësor u është dorëzuar 607 pacienteve të trajtuara në qendra të ndryshme në SHBA midis atyre që shmangin shtatzëninë për shkak të migrenës, 72,5% besonin se sëmundja do të përkeqësohej gjatë ose menjëherë pas shtatzënisë, 68,3% se do ta bënte të vështirë shtatzëninë dhe 82,6% se paaftësia e shkaktuar nga migrena do ta bënte të vështirë rritjen e një fëmije.

Shqetësime janë shfaqur gjithashtu në lidhje me ilaçet, të cilat mund të ndikojnë negativisht në zhvillimin e fëmijës dhe mundësinë e kalimit të gjeneve që rrisin rrezikun e migrenës.

Sipas studiuesve, rreth gjysma ose tre të katërtat e grave me migrenë përjetojnë një përmirësim të dukshëm gjatë shtatzënisë, me një ulje të ndjeshme të frekuencës dhe intensitetit të sulmeve.

Meqenëse prognoza e migrenës gjatë shtatzënisë është përgjithësisht e mirë, mund të jetë e mundur të kufizohet përdorimi i ilaçeve, duke zvogëluar kështu rrezikun e efekteve anësore. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.