Ballina Flash

Gjenden dorëshkrime origjinale të Quasimodos

TARANTO, 18 janar /ATSH-ANSA/ – Shkrime origjinale të fituesit të çmimit Nobel për Letërsinë, Salvatore Quasimodo, të përkthimit të epigramave të poetit grek Leonidas, u gjetën në bibliotekën ”Acclavio” në Taranto.

Lajmin e dha kryebashkiaku i qytetit, Rinaldo Melucci duke shpjeguar se “emocioni i atyre teksteve të shkruara me dorë ishte shumë i fortë”.

”Taranto, shton kryetari i bashkisë “ka qenë një vend i kulturës për 28 shekuj. Ky thesar i rizbuluar konfirmon se ambicia jonë mbetet e madhe”.

Administrata bashkiake, së bashku me zyrtarët e bibliotekës ”Acclavio” tashmë po përfundon për t’i bërë këto transkriptime të mrekullueshme një trashëgimi të përbashkët të të gjithë komunitetit./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPërfundon faza e parë e restaurimit të banesës së piktorit Sali Shijakut
Artikulli tjetërKosovë/ 163 të shëruar dhe 267 raste me COVID-19