Ballina Ekonomi

Risitë e shërbimit të transportit rrugor për vitin 2021

TIRANË, 16 janar/ATSH- A. Fortuzi/-Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja, ka bërë të ditur sot se “2021-shi do jetë viti i përmirësimeve të ndjeshme në sektorin e Drejtuesve të Mjeteve!”.

Gonxhja, duke zbuluar risitë e shërbimit të transportit rrugor për vitin 2021, thekson se do eliminohen angarit dhe pagesa fillestare do mbulojë 5 tentativa për marrjen e lejes së drejtimit

“Infrastrukturore ndikuan objektivat! Por së bashku me grupet e interesit dhe specialistët jemi shumë afër ndryshimeve në ndihmë të sektorit, Autoshkollave e shërbimit të LejeDrejtimeve!”,- thekson Gonxhja.

“Risi e lajme të mira nga DPSHTRR – MIE”,- shton ai. “Do eliminojmë angarinë, faturimin në çdo riprovim, pagesa fillestare do mbulojë 5 tentativat! Jo më pritje, kohë kot! Platformë online për çdo Autoshkollë, për regjistrime pa ardhur në sportele, pa angari e vonesa, me llogari të dedikuar subjekti, ofruar pa pagesë!”,- njofton Gonxhja.

“Me kalimin e Kolaudimit tek DPSHTRR, eliminojmë Autorizimin Teknik/Komoditetin për gjithë mjetet e Autoshkollave! Jo më angari, vula, shpenzime ekstra e sorrollatje. Drejtoria e riformatuar e Drejtuesve të Mjeteve dhe Kualifikimeve po mbyll punën për manualet e reja të teorisë, shumë më didaktike, të standardizuara e përditësuara, që do ofrohen pa pagesë dhe online”,- bënë të ditur Gonxhja.

“Kalimin në prokate cilësore polikarbonat dhe personalizim mes Sistemit eDM të çdo Dëshmie deri sot me copa letre!Konvertimet e Lejedrejtimeve do jenë me sistem! Fund abuzimeve, ndereve, lojës me kategoritë, spekulimeve me dy tre patenta në të njëjtën kohë! Fiskalizim, Formalizim, Faturim me sisteme të çdo shërbimi dhe Informatizim 100%! Korrigjim fjali Test Teorie, algoritme, eliminim gabime!”,- thekson më tej ai.

“Ndryshime e risi të tjera janë në formulim, pjesë e Udhëzimit të ri për sektorin, që do jenë shumë shpejt publike e në funksion! Sfidat me dikasteret e tjera për t’i dhënë fund angarive, sorrollatjeve, fiktivitetit, evazionit duke kaluar në sisteme digjitale e lehtësi por dhe siguri shërbimi: Raportet Mjekësore – MSHMS! Dëshmia e Kryqit të Kuq! Po punojmë për modulet shtesë dhe optimizimet në Sistemin Qendror Operativ eDM (eLejeDrejtimet) për aplikime direkte online, pa radhë e pa ardhur në sportele nga Autoshkollat dhe vetë qytetarët, si edhe informatizim të çdo testi! “,- përfundon Gonxhja.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Armin Laschet shefi i ri i CDU-së
Artikulli tjetërPyetja e Ramës për ndjekësit në rrjetet sociale: Sa qendra shëndetësore mendoni se janë ndërtuar gjatë 3 viteve të fundit, 284 apo 300?