Ballina Flash

Sërish vdekje në garën e famshme të Dakarit

XHEDAH, 15 janar /ATSH- ANSA/ – ”Mallkimi” i Dakarit fatkeqësisht goditi edhe edicionin 2021 të garës së madhe këtë vit të zhvilluar në shkretëtirën e Arabisë Saudite.

Në fakt, motoçiklisti 52-vjeçar francez Pierre Cherpin i hipur në një motor ”Husqvarna”, i cili po garonte në Dakarin e tij të katërt, vdiq.

Cherpin u përplas dhe mori dëmtime serioze në kokë.

Pas një operacioni fillestar në Xhedah, Cherpin u dërgua me urgjencë në Lille në Francë, këtë mëngjes për një operacion të ri, por ai vdiq gjatë udhëtimit me avion./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAksionet e Xiaomi në rënie të lirë pas përfshirjes në listën e zezë të SHBA-së
Artikulli tjetërBalla ndan reportazhin e BBC: Në Kosovë krime lufte ka kryer vetëm pushtuesi serb, lufta e UÇK-së për liri