Balla ndan reportazhin e BBC: Në Kosovë krime lufte ka kryer vetëm pushtuesi serb, lufta e UÇK-së për liri


TIRANË, 15 janar/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla solli sot në vëmendje një reportazh të BBC që i tregon botës një nga masakrat më të rënda të genocidit serb në Kosovë.

“Më 15 janar të vitit 1999, ato pak banorë që nuk ishin larguar nga fshati Reçak i Komunës së Shtimes, vetëm 30 km larg Prishtinës, u zgjuan herët në mëngjes nga krismat e armëve të forcat policore dhe ushtarake serbe, të cilat vranë në mënyrë çnjerëzore 45 civilë shqiptarë”, tha Balla.

Ai ndau reportazhin e BBC, ku i tregohej botës një nga masakrat më të rënda të genocidit serb në Kosovë.

Balla tha se “në Kosovë krime lufte ka kryer vetëm pushtuesi serb, ndërsa lufta e UÇK-së ishte lufta e një populli në trojet e veta për liri”. /m.m/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.