PD: Bashkia e Tiranës i ka dedikuar rinisë vetëm 0.07% të buxhetit

TIRANË, 15 janar/ATSH/ Përmes një deklarate, zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa thotë se bashkia e Tiranës i ka dedikuar rinisë vetëm 0.07% të buxhetit.

“Rinia është e fundit në radhë për prioritet e bashkisë, por prapë kjo nuk e bën të ndalet propaganda boshe me kaseta të gatshme. Rinia e lënë në harresë, pa asnjë plan dhe projekt për ta fuqizuar, për ta punësuar, për ta dëgjuar, Veliaj i do vetëm si background për të thënë fjalimet boshe”, thuhet në deklaratë.

“Nga 2014 e deri sot pa llogaritur ata që kanë ikur ilegalisht, të rinj nën 34 vjeç që kanë kërkuar azil ekonomik, janë plot 139.995 persona”, vijon deklarata.

“Rinia është e zhgënjyer nga qeverisja e dështuar dhe ju ka parë se çfarë keni ofruar në këto 8 vjet në qeveri dhe 6 në bashki. Rinia do jetë në krye të ndryshimit në 25 prill, për të larguar ata që mendojnë vetëm për t’u pasuruar vetë”, përfundon deklarata e PD-së.

/a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.