Ballina Aktualitet

Basha: Taksa 9% është jetike

TIRANË, 14 janar /ATSH/ “Taksimi 9% është pjesë e një plani të tërë që ka një synim, të rrisë dhe të forcojë një shtresë të mesme shqiptare të pavarur financiarisht, të pavarur intelektualisht që nuk është në mëshirë as të Partisë Demokratike nesër në pushtet as i atyre që do vinë pas nesh”.

Kështu u shpreh kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një interviste televizive ku theksoi se taksimi 9% është jetik.

“Shpalosja e taksës  9% është jetike që Shqipëria të kthehet në  vend konkurrues si për investimet e brendshme edhe për investimet e huaja. Sepse po e them edhe njëherë nuk mund të konkurrojmë as me Maqedoninë, as me Malin e Zi, madje as me Republikën Serbska. Nuk të vjen njeri. Për çfarë do të vijë? E para dhe kryesorja është 9 %. Jo vetëm kaq, por ne po na ikin investitorët tanë. Ju njihni personalisht disa investitorë të fuqishëm shqiptarë të cilët edhe për shkak të taksës, por jo vetëm për shkak të taksës po investojnë miliona të tyre apo të kredimarrjes në vendet fqinje. Pra 9 % është jetik”, theksoi Basha.

“Propozimin i taksimit të sheshtë 9 % do të prekë disa nga fushat kryesore të ekonomisë duke përfshirë profesionistët që janë të parët të goditur”, u shpreh Basha. /r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëria, vendi i dytë në rajon ku nisi vaksinimi antiCOVID/ 1 milion e 140 mijë vaksina nga Covax
Artikulli tjetërRasti i sanitares nuk rezulton të ketë zinxhir pas/ Rama: Nuk e baltos dot uniformën e shërbëtorëve të këtij populli në këtë kohë lufte