Ballina Bota

GJERMANI – BDI: Ekonomia pritet të rritet me 3,5 %

BERLIN, 12 janar /ATSH-DPA/ – Ekonomia e Gjermanisë pritet të zgjerohet këtë vit, e mbështetur nga rritja e eksportit, por ekonomia më e madhe e eurozonës do ta arrijë nivelin e parakrizës vetëm në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, tha sot Federata e Industrive Gjermane (BDI).

“Një kthim në nivelin e para krizës nuk do të arrihet në vitin aktual, por pritet të ketë një shans të mirë për sukses në gjysmën e parë të 2022”, tha presidenti i BDI, Siegfried Russëurm.

Organi i industrisë parashikoi një rritje prej 3,5 % për ekonominë gjermane këtë vit.

PBB-ja u tkurr me rreth 5 % në vitin 2020, ndërsa pandemia e COVID-19 dhe bllokimet pasuese dëmtuan rëndë aktivitetin ekonomik.

Eksportet pritet të rriten me 6 %, pas një rënie prej 11 % vitin e kaluar./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO-Situata në Durrës po i kthehet normalitetit/ Përfundon pastrimi i shëtitores Taulantia dhe rruga e Currilave
Artikulli tjetërDëmtime në linjat e tensionit të lartë në Shkodër/ OST: Vihet në punë linja 220-10/1a Fierzë– Hec-Fang