Ballina Flash

Vërshimet në Korreticë të Drenasit, bllokohet hyrja për në Prishtinë

PRISHTINË, 11 janar/ATSH/- Reshjet e shiut që po bien gjatë ditëve gjatë këtyre ditëve kanë shkaktuar vërshime në disa vende të Kosovës.

Shkak i vërshimeve është bllokuar edhe rruga në Fshatin Korreticë e Epërme e Komunës së Drenasit, e cila rrugë të shpien në drejtim të Prishtinës.

Përshkak të nivelit të ujit dhe bllokimit të rrugës, gjitha automjetet që ia kanë mësyrë Prishtinës duhet të ndërrojnë rrugë për të hyrë në Prishtinë. Ndërsa uji ka vërshuar edhe disa biznese në Komunën e Drenasit

Si rrugë alternative po përdoret rruga Magure-Lipjan.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak FOTO/ Lumi Shkumbin ka dalë nga shtrati, por brenda argjinaturave falë investimeve
Artikulli tjetërTeatri “Aleksandër Moisiu” i Durrësit mbush plot 68 vjet