Ballina Flash

Parashikimi i motit, e diel 10 janar 2021

TIRANË/10 janar/ ATSH/ Ditën e diel në vend do të ketë sërish mot me vranësira të dendura dhe shoqëruar me reshje shiu të vazhdueshme me intensitet mesatar dhe të lartë në zonën e veriut dhe atë të qendrës.

Në zonën e jugut reshjet e herëpashershme me intensitet të ulët. Reshjet me intensitet të lartë do të jenë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në Alpe dhe në majat e maleve në verilindje reshje bore. Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje e lehtë e hera herës mesatare 1-8m/s në bregdet shoqëruar me valëzimi në dete i forcës 0-1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 6/8 re shi/rrebesh
Kukës 3/5 re shi/rrebesh
Lezhë 9/10 re shi/rrebesh
Dibër 3/6 re shi/rrebesh
Durrës 11/18 re shi/rrebesh
Tiranë 13/17 re shi/rrebesh
Elbasan 11/17 re shi/rrebesh
Berat 11/19 re shi
Vlorë 13/20 re shi
Korcë 8/14 re shi
Gjirokastër 10/20 re shi
Sarandë 12/21 re shi
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 10/01/2021
Artikulli tjetërBM – Ekspertët: Përkeqësim i mëtejshëm i situatës së COVID-19