Ballina Flash

Një mikroqark për të karikuar celularin me… ujë të nxehtë?

PEKIN, 10 janar /ATSH-ANSA/ – Po sikur të ishte e mundur ta karikonim celularin pa përdorur energjinë konvencionale elektrike, por me një shishe me ujë të nxehtë, një termos?

Teknologjia termoelektrike e përdorur në hapësirë ​​mund ta bëjë shpejt këtë zgjidhje të qëndrueshme realitet.

Pajisjet termoelektrike janë bërë nga materiale të afta për të prodhuar energji elektrike përmes ndryshimeve të temperaturës.

Shkencëtarët kinezë tani shpresojnë të jenë në gjendje ta përdorin këtë teknologji në jetën e përditshme.

Studiuesit nga Akademia e Teknologjisë së Automjeteve të Kinës, një nga prodhuesit e raketave në vend, kanë zhvilluar një shishe uji të izoluar me një mikroqark termoelektrik në kapak, që mund të transformojë nxehtësinë e ujit në energji elektrike dhe të karikojë një telefon celular.

“Zbuluam se shishja e ujit mund të sigurojë 20 deri në 30 minuta energji elektrike pasi derdh 300 deri në 500 mililitra ujë të valuar në të”, thotë Sheng Jiang, një anëtar i ekipit kërkimor.

Sipas studiuesve, shishja mund të sigurojë, gjithashtu, energji elektrike për laptopë, kamera dhe pajisje të tjera elektronike me fuqi të ulët./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakInvestimi prej 2 miliardë euro nga kompania “EMAAR” për transformimin e portit të Durrësit/ Alabbar: Do të krijojmë një nga mjediset më të bukura në Adriatik edhe për shumë e shumë vite të ardhshme
Artikulli tjetërSi përmbytej zemra e Fierit/ Kur Shqipëria s’kishte një kanal të pastruar nga plehrat dhe mijëra shtëpi zhyteshin në ujë