Ballina Flash

FUTBOLL – Ish-shefi i FIFA-s Blatter përfundon në spital

BERNË, 8 janar /ATSH-DPA/ – Ish-presidenti i FIFA-s, Joseph Blatter u shtrua në spital, sipas një raporti nga gazeta ”Blick”.

Gjendja e 84-vjeçarit është raportuar si e rëndë, por jo kërcënuese për jetën.

Nuk ka detaje për gjendjen e tij mjekësore.

“Babai im është në spital. Ai po bëhet më mirë çdo ditë, por ka nevojë për kohë dhe pushim”, deklaroi Corinne, vajza e Blatter.

Blatter hoqi dorë nga lidershipi i FIFA në 2015. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGonxhja: 757% më shumë mjete të reja elektrike në treg
Artikulli tjetërGJERMANI – RKI: Rekord viktimash prej Covid-19, ndërsa landet zgjasin lockdown