Ballina Bota

SHBA – Pence: Nuk do ta kundërshtoj certifikimin e fitores së Biden

UASHINGTON, 6 janar /ATSH-AFP/ – Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence bëri të ditur se ai nuk do ta kundërshtojë certifikimin e fitores presidenciale të Joe Biden, duke theksuar se kjo është e pamundur për shkak të kufizimeve të Kushtetutës.

Ai i paraqiti argumentet e tij në një letër të botuar pak para hapjes së një seance të jashtëzakonshëm të Kongresit, që synon të regjistrojë zyrtarisht rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit.

Presidenti Donald Trump, i cili ka theksuar se nuk do ta pranojë humbjen, i kërkoi Pence, i cili kryeson këtë takim të Kongresit, që të shfrytëzojë rastin për të refuzuar njohjen e fitores së demokratit./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZgjedhjet e 25 prillit/ Shehi: 5 parti të vogla opozitare i bashkohen listës së PD-së
Artikulli tjetërZgjedhjet e 25 prillit/ Mediu: PD ka nevojë për koalicion