Ballina Flash

Parashikimi i motit, e mërkurë 6 janar 2021

TIRANË, 6 janar /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e mërkurë moti parashikohet me vranësira dhe intervale të shkurtra kthjellimesh.

Do ketë reshje shiu në të gjithë vendin me intensitet të ulët deri mestar. Në veri-verilindje në lartësinë mbi 600 metra do ketë reshje në formën e dëborës, ndërsa në juglindje reshje bore në lartësinë mbi 1100 metra. Mjegulla e dendur do jetë prezente në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e reshjeve do fitojë shpejtësi deri në 18m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 7/11 re shi
Kukës 5/8 re shi /borë
Lezhë 8/11 re shi
Dibër 1/6 re shi /borë
Durrës 7/14 re shi
Tiranë 9/13 re shi
Elbasan 7/13 re shi
Berat 5/14 re shi
Vlorë 7/13 re shi
Korcë 1/7 re
Gjirokastër 4/12 re shi
Sarandë 6/13 re shi

 

                  

                                     

                                            

                 

           

 

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBM – OPEC+ vendos rritjen e prodhimit të naftës
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 06/01/2021