Ballina Flash

Parashikimi i motit, e martë 5 janar 2021

TIRANË, 5 janar /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e martë moti parashikohet me alternime vranësirash, të cilat në orët e mbrëmjes marrin karakter të dendur.

Do ketë reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar që në orët e para të 24-orëshit në zonën Veriore dhe Qendrore. Në Alpe do ketë reshje të dobëta bore. Parashikohet mjegull e dendur në orët e mëngjesit përgjatë luginave.

Do ketë prezencë ngricash në rrugë në zonat malore. Era do të fryjë me drejtim Juglindje –Jug 1-10 m/sek, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat e ulëta dhe luginore era do jetë me shpejtësi 15-18m/s. Valëzim në dete parashikohet i forcës 2 dhe 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 6/11 re shi
Kukës -1/5 re shi borë
Lezhë 5/12 re shi
Dibër -2/4 re shi borë
Durrës 5/13 re shi
Tiranë 6/14 re shi
Elbasan 3/12 re shi
Berat 4/11 re shi
Vlorë 4/14 re shi
Korcë -3/5 re
Gjirokastër 2/10 re shi
Sarandë 5/14 re shi

 

                  

                                     

                                            

                 

           

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMeta: Protesta e studentëve në vitet ’90, vendi kishte nevojë për një ndryshim politik
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 05/01/2021