BRUKSEL, 4 janar /ATSH-DPA/ – Mbikëqyrësit e BE-së për Konkurrencën miratuan ndihmën shtetërore gjermane prej 1,25 miliardë eurosh (1,53 miliardë dollarë) për grupin e udhëtimeve “Tui”, i goditur rëndë nga pandemia e COVID-19, njoftoi sot Komisioni Europian.
“Si shumë kompani të tjera aktive në sektorin e turizmit, “Tui” është goditur veçanërisht rëndë nga kriza e koronavirusit të ri”, tha zëvendëspresidentja e KE-së, Margrethe Vestager.
Sipas KE, ndihma shtetërore gjermane është e nevojshme, e përshtatshme dhe proporcionale për të korrigjuar një shqetësim serioz në ekonominë e një vendi anëtar të BE-së./ /ervo/












