TEL AVIV, 1 janar /ATSH-ANSA/ – Pasi tregoi aftësi të shkëlqyera për të zotëruar teknikat e komunikimit të ofruara nga Facebook, Instagram dhe Twitter, këtë javë kryeministri Benyamin Netanyahu ka nisur një aventurë të re me TikTok-un, me synimin për të hapur një dialog me adoleshentët izraelitë.
Në pak ditë, gjashtë filmimet e para me tone shakaje (zakonisht në hebraisht, një gjithashtu në anglisht) ai ka mbledhur 130 mijë pëlqime.
Në njërën prej tyre ai kujton vitet e punës së tij të parë si student i shkollës së mesme ku lante enët në një lokal të Pensilvania për 50 cent ora.
Sipas gazetës ”Marker”, Netanyahu ndiqet në Facebook nga 2,5 milionë njerëz, në Twitter nga 1,9 dhe të tjerët 900 mijë. /os/













