Ballina Flash

Në Milano, mendime të ndriçuara mbi “Duomo” për Natën e Vitit të Ri

MILANO, 31 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Për shkak të kufizimeve antiCOVID-19, koncerti tradicional në “Piazza Duomo”, Milano, nuk do të mbahet në prag të Vitit të Ri, kështu që, për të përshëndetur fillimin e vitit të ri, komuna e Milanos ka menduar për një ngjarje që mund të ndiqet vetëm në transmetim dhe që kombinon muzikë, instalime video dhe art.

“Piazza Duomo do të mbetet e shkretë, por mendimet e qytetarëve për 2021 do ta gjallërojnë dhe ndriçojnë atë, përfshirë fasadën e Katedrales, simbol i qytetit”, thanë projektuesit.

Projekti quhet “Mendime të ndriçuara” dhe, deri më 31 dhjetor, të gjithë do të jenë në gjendje të shkruajnë një mendim të frymëzuar nga një nga tre temat e punës në faqen e internetit ëëë.pensierilluminatimilano.it: krijimi, njerëzimi dhe e ardhmja.

Natën e 31-shit, mendimet do të shndërrohen nga artisti Felice Limosani në grafikë gjenerues, një rrymë imazhesh dixhitale të animuara, që do të projektohen në fasadën e “Duomo”-s, si një homazh për qytetarët.

Shfaqja do të përfshijë tre vendet simbolike të Piazza Duomo: katedralen Duomo, Palazzo Reale dhe Museo del Novecento./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRindërtimi në Shijak/ Edhe 3 familje në Xhafzotaj hyjnë në banesat e reja në vigjilje të natës së ndërrimit të viteve
Artikulli tjetërRealizimi i Korridorit Jugor të Gazit/ Meta: Pjesë thelbësore e TAP, me rëndësi për rajonin dhe Shqipërinë