Ballina Bota

LUKSEMBURG – Test COVID-19 për të gjithë pasagjerët e linjave ajrore

LUKSEMBURG, 30 dhjetor /ATSH-DPA/ – Të gjithë pasagjerët e linjave ajrorë do të duhet të bëjnë një test PCR si edhe një test COVID-19 të shpejtë pas mbërritjes në Luksemburg, duke filluar nga 2 janari.

“Testet kanë për qëllim kryesisht personat, të cilët kthehen nga destinacionet e pushimeve”, njoftoi Ministria e Transportit.

Sipas saj, nëse rezultati i testeve është pozitiv, autoritetet do të kontaktojnë personat dhe do të japin udhëzime të mëtejshme. / /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMoti i keq, bashkia Lezhë apel qytetarëve të jenë të kujdesshëm
Artikulli tjetërEkonomi: Prioritet karta e naftës për fermerët dhe vaksinimi i kafshëve