Ballina Flash

Parashikimi i motit, e martë 29 dhjetor 2020

TIRANË, 29 dhjetor/ ATSH/ Ditën e martë moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët dhe mesatar në pjesën më të madhe të territorit.

Në zonën e veriperëndimit reshjet e vazhdueshme me intensitet mesatar dhe të lartë në formë shtrëngatash. Në larësine mbi 300 metra në verilindje dhe dhe në zonën e Alpeve reshje të dendura dëbore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim  me shpejtësi mesatare 3-10m/sek, e cila në zonat luginore kryesisht në veri dhe përgjatë vijës bregdetare dhe hera-herës e vrullshme dhe intensive deri në 20-25m/sek. Deti i forcë 4-6 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 9/15 Re shi
Kukës 5/10 Re shi/bore
Lezhë 10/15 Re shi
Dibër 2/11 Re shi/ pak bore
Durrës 12/16 Re shi
Tiranë 12/15 Re shi
Elbasan 10/13 Re shi
Berat 9/18 Re shi
Vlorë 13/19 Re shi
Korcë 4/10 Re shi
Gjirokastër 9/15 Re shi
Sarandë 10/17 Re shi

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSLLOVAKI – Parlamenti ndryshon ligjin e urgjencës për shkak të pandemisë
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 29/12/2020