Ballina Flash

Parkut të Madh të Liqenit i shtohet një tjetër stoli

TIRANË, 28 Dhjetor/ATSH/ Një ngrehinë e degraduar nga vitet e harresës, së shpejti do jetë gati për të na mikpritur në një shfaqje artistike për fëmijë, orë të hapur mësimore, leksion, bisedë mes miqsh, apo mbledhje pune.

Një projekt frymëzues i Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit të Bashkisë së Tiranës dhe profesor Klement Zoraqit nxiti që bisedka-teatër të merrte udhë.

Bashkia e Tiranës ka njoftuar se “kanë mbetur dhe fare pak detaje, derisa ky vend i përzgjedhur me kujdes të nisë e të gëlojë nga fëmijë e të rritur frekuentues të parkut, fillimisht në zbatim të masave anticovid, me maska dhe pa grumbullime të mëdha e më pas duke shpresuar se do t’i rikthehemi normalitetit të mëparshëm, kur argëtoheshim, gëzonim e festonim të gjithë bashkë’’. z.tosku/j.p/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Shumë kroatë ende në kontejnerë nëntë muaj pas tërmetit
Artikulli tjetërSHBA – Trump nënshkruan ligjin për ndihmën kundër Covid-19