Ballina Flash

”Mercedes” pezullon prodhimin e modelit AMG GT-R

MYNIH, 25 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Me një komunikim të dërguar përmes postës elektronike në rrjetin e tij ”Mercedes” njoftoi përfaqësuesit se nga 29 dhjetori i ardhshëm, porositë për modelin AMG GT-R nuk do të pranohen më dhe, në të njëjtën kohë, ato të blera nuk do të shndërrohen në dërgesa për vitin 2022, pasi kjo nuk do të prodhohen më.

Në vend të kësaj, janë konfirmuar modelet AMG GT Black Serie dhe AMG GT Stealt Edition, të cilat së shpejti do të dorëzohen tek porositësit.

Varianti me performancë të lartë GT R rrjedh nga ”Mercedes” AMG GT dhe u prezantua në 2016, me dërgesat që filluan në 2017.

Rastësisht, GT-R ishte, deri në sezonin 2020, Makina Zyrtare e Sigurisë e Kampionatit të Formulës 1./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAPP: Autoritetet kontraktore shmangin dërgimin e të dhënave të tenderëve duke i hapur rrugën zhvillimit të procedurave me negocim
Artikulli tjetërGJENEVË – OBSH: Të mos i hedhim poshtë sakrificat e 2020 përballë COVID-19