Ballina Bota

LONDËR – BM largohet nga programi “Erasmus”

LONDËR, 24 dhjetor /ATSH-AFP/ – Kryeministri britanik Boris Johnson njoftoi sot se Britania e Madhe do të braktisë programin europian të shkëmbimit për studentët “Erasmus”, si pjesë e marrëveshjes së tij postBrexit e arritur sot me BE-në.

“Ky ishte një vendim i vështirë, por edhe pse ishte një gjë e mrekullueshme të mikprisje aq shumë studentë europianë, programi ishte jashtëzakonisht i shtrenjtë për Britaninë e Madhe”, theksoi ai.

Kreu i qeverisë konservatore njoftoi, gjithashtu, një program kombëtar për të lejuar studentët britanikë të shkojnë për studime në universitetet më të mira në të gjithë botën dhe jo vetëm në Europë.

Programi “Erasmus”, ku BM bënte pjesë që nga viti 1987, do t’i lërë vendin programit “Alan Turing”, që mban emrin e matematikanit të famshëm britanik./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZallherr/ Shtëpitë e rindërtuara më të bukura, më të forta e më të mëdha se ato që humbën nga tërmeti
Artikulli tjetërMiratohet ndihma 60 mijë euro për Këshillin Kombëtar Shqiptar në Serbi dhe Mal të Zi