Ballina Flash

Tradita finlandeze e saunës hyn në UNESCO

HELSINKI, 22 dhjetor /ATSH-DPA/ – Kultura finlandeze e saunës i është shtuar listës së trashëgimisë kulturore jomateriale të agjencisë kulturore të UNESCO-s.

“Banjot në sauna janë një pjesë përbërëse si e jetës së përditshme dhe e festave, ashtu edhe e mirëqenies dhe stilit të jetesës për popullin finlandez”, tha Annika Saarikko, ministre e Shkencës dhe Kulturës.

“Kjo do ta bëjë kulturën tonë të saunës edhe më të njohur në të gjithë botën”, shtoi ajo.

Pothuajse 90 % e 5,5 milionë banorëve të Finlandës bëjnë një sauna një herë në javë, në një vend që numëron rreth 3,2 milionë sauna.

Kjo është hera e parë që Finlanda hyn në listën e trashëgimisë kulturore jomateriale të UNESCO-s, e cila përfshin tradita dhe njohuri të ndryshme kulturore, që transmetohen përmes traditave gojore, arteve skenike, ritualeve dhe festave./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHoti pranon vendimin e Kushtetueses, fton partitë ta votojnë buxhetin për 2021
Artikulli tjetërKontrata sociale/ Monitorim i prioriteteve në 9 bashki të vendit