Ballina Bota

SPANJË – Edhe kryeministri Sanchez vetëkarantinohet

MADRID, 17 dhjetor /ATSH-AA/ – Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez është vetëkarantinuar për shkak të kontaktit kohët e fundit me presidentin francez, Emmanuel Macron, i cili rezultoi sot pozitiv me COVID-19.

Sanchez dhe Macron darkuan së bashku në Pallatin Elysee të hënën, në shoqërinë edhe të presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OCDE), Angel Gurria.

Dreka private u zhvillua për të festuar 60-vjetorin e OCDE-së.

Mediet spanjolle njoftuan se menjëherë pas rezultatit pozitiv të Macron, Sanchez i tha mbretit se nuk do të merrte pjesë në asnjë ngjarje zyrtare dhe se do të vetëkarantinohej për një javë./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”/ 22 fluturime të konfirmuara për të premten
Artikulli tjetërCOVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 2745 testime, 517 të shëruar, 787 raste të reja dhe 15 humbje jete në 24 orët e fundit