Ballina Bota

PRAGË – Republika Çeke rivendos shtetrrethimin e natës antiCOVID-19

PRAGË, 14 dhjetor /ATSH-AFP/ – Qeveria çeke njoftoi sot rivendosjen e një shtetrrethimi nate përballë rritjes së fortë të rasteve COVID-19.

Masat e njoftuara përfshijnë gjithashtu një kufizim në gjashtë persona për tubimet e brendshme dhe të jashtme, si edhe një ndalim të konsumimit të alkoolit jashtë, nga 18 dhjetori.

“Ishte një vendim shumë i vështirë për t’u marrë, sepse ne e dimë se sa do të ndikojë në jetën e njerëzve”, tha kryeministri Andrej Babis për gazetarët.

“Megjithatë, dyqanet dhe shërbimet do të mbeten të hapura”, shtoi ai.

Në javët e fundit, Republika Çeke ka regjistruar rreth 6 000 raste të reja infektimi në ditë për një numër të përgjithshëm i më shumë se 580 000 rasteve dhe mbi 9 600 vdekjeve që nga marsi./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDita e 6-të e protestës/ Pjesëmarrje e ulët
Artikulli tjetër“Akoma nuk ka arritur piku i pandemisë”/ Tomini: Vijon të ketë qarkullim të madh të virusit COVID-19 në vend