Ballina Flash

Sëmundjet e mëlçisë, disa nga shenjat paralajmëruese

TIRANË, 8 dhjetor/ATSH/ Mëlçia është një organ i vendosur në anën e djathtë të barkut.

Mëlçia është thelbësore për tretjen e ushqimit dhe heqjen e substancave toksike nga trupi. Sëmundja e mëlçisë mund të jetë e trashëguar ose e shkaktuar nga një sërë faktorësh që dëmtojnë mëlçinë, siç janë viruset dhe përdorimi i alkoolit. Ekspertët e shëndetësisë thonë se mbipesha është gjithashtu e lidhur me dëmtimin e mëlçisë. Sipas tyre, me kalimin e kohës, dëmtimi i mëlçisë mund të jetë një kusht kërcënues për jetën.

Por cilat janë disa nga simptomat e sëmundjes së mëlçisë? Ekspertët e Shëndetësisë thonë se një nga shenjat kanë të bëjnë më lëkurën. Pra, nëse shihni lëkurë dhe sytë që duken të verdhë, duhet të nisni të merakoseni. Të tjera shenja sipas mjekëve janë: dhimbje barku dhe ënjtje, ënjtje në krahë dhe këmbë, kruarje e lëkurës, ngjyra e errët e urinës, lodhje kronike, përzierje ose të vjella, humbje e oreksit etj.

Ekspertët e shëndetësisë thonë se duhet të lini një takim me mjekun nëse keni ndonjë shenjë ose simptome të vazhdueshme që ju shqetëson. Kërkoni vëmendje të menjëhershme mjekësore nëse keni dhimbje barku të rënda që nuk mund ti duroni dot.

z.tosku. /a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakERE nis procedurën për licensimin e një kompanie për prodhimin e energjisë elektrike nga HEC “Kamiçan”
Artikulli tjetërLicenca TIP për veprimtarinë e operimit në hapësirat e depozitimit të gazit natyror/ ERE nis porcedurën e miratimit