PARIS, 1 dhjetor /ATSH-DPA/ – Nisja për në hapësirë e raketës ”Soyuz” për hedhjen e një sateliti vëzhgues të Tokës, që i përket Emirateve të Bashkuara Arabe, u shty për herë të dytë.
Agjencia Europiane e Hapësirës ”Arianespace” theksoi se problemet me të dhënat e telemetrisë së raketës e detyruan atë të ndalonte projektin pesë minuta dhe tre sekonda para nisjes së planifikuar.
Raketa dhe sateliti ”Falcon Eye” janë në gjendje të qëndrueshme dhe të sigurt.
Dy raketat e mëparshme u ngritën nga aeroporti hapësinor ”Baikonur” në Kazakistan, në shkurt dhe mars.
Sateliti ”Falcon Eye 2” do të lëshohet në hapësirë në bordin e raketës ”Soyuz”.
”Falcon Eye 1” u shkatërrua një vit e gjysmë më parë kur një raketë europiane ”Vega” u rrëzua. /os/












