FORMULA 1 – Hamilton pozitiv me Covid-19

BERLIN, 1 dhjetor /ATSH-DPA/ – Kampioni i botës në Formula 1, Lewis Hamilton ka dalë pozitiv ndaj Covid-19, deklaroi ekipi i tij i Mercedesit.

”Britaniku 35-vjeçar Hamilton ka simptoma të lehta. Ai është izoluar dhe po kurohet sipas protokolleve’’, deklaroi ekipi.

Hamilton doli negativ përpara Grand Prix të Bahrainit, të cilën e fitoi, por u zgjua me simptoma të lehta.

Mercedes ende nuk ka thënë se kush do ta zëvendësojë Hamilton së bashku me shokun e ekipit Valtteri Bottas për fundjavën e garës së ardhshme.

Stoffel Vandoorne i Belgjikës (28) dhe Esteban Gutierrez (29) i Meksikës janë pilotët  rezervë të ekipit./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.