Ballina Flash

FUTBOLL – Ceremoni mortore private për Maradonën

BUENOS AIRES, 27 nëntor /ATSH-AFP/ – Ikona e futbollit argjentinas, Diego Maradona u varros dje rreth orës 20:00 (23:00 GMT) gjatë një ceremonie familjare private në një varrezë në Buenos Aires, në përfundim të një dite ku mijëra mbështetës i bënë homazhet e fundit, sipas imazheve të televizionit argjentinas.

Kortezhi që shoqëronte trupin e tij të mbuluar me flamurin argjentinas u largua nga pallati presidencial në fund të ditës, i përshëndetur nga mijëra njerëz përgjatë rrugëve.

Diego Armando Maradona, legjenda e futbollit argjentinas, pësoi një arrest kardiak, i cili i shkaktoi vdekjen.

Kohët e fundit, Maradona iu nënshtrua një operacioni për të hequr një mpiksje gjaku në tru.

Pas operacionit, personeli mjekësor qëndroi në shtëpinë e tij për ta mbajtur nën vëzhgim.

Sipas një raporti të përditësuar nga “Clarin”, Maradona vdiq nga një arrest kardio-respirator, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta risjellë në jetë./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakA mund të jetohet pa shpretkë?
Artikulli tjetërRindërtimi/ IKMT shpërthim të kontrolluar në pallatin 9-katësh në Durrës