Ballina Flash

Kukës/ 1 vit qendra ADISA, rreth 13 mijë aplikime

TIRANË, 23 nëntor/ATSH – I. Vata/ Qendra ADISA në bashkinë Kukës u ka shërbyer gjatë vitit të parë të funksionimit të saj qindra qytetarëve, duke lehtësuar kostot e shërbimit dhe duke shmangur kohën e pritjes.

1 vit nga inaugurimi i qendrës ADISA në bashkinë Kukës shifrat flasin se gjatë vitit të parë të funksionimit janë realizuar me sukses: 12900 aplikime; 2470 qytetarë të informuar; 3350 qytetarë të asistuar për çeljen e llogarive në portalin qeveritar e-Albania.

Kryetari i bashkisë Kukës, Safet Gjici shprehet se qendra ADISA është me standarde europiane dhe u shërben qytetarëve. “Ambiente komode të standardeve Europiane! Infrastrukturë e përshtatur për PAK! Sistem elektronik i Menaxhimit të radhës”, shprehet ai. /j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – PE: Jo maskaradë për ratifikimin e marrëveshjes postBrexit
Artikulli tjetërLONDËR – Johnson: Përmirësimet në luftën kundër COVID-19 janë të dukshme