BRUKSEL – PE: Jo maskaradë për ratifikimin e marrëveshjes postBrexit

BRUKSEL, 23 nëntor /ATSH-AFP/ – Parlamenti Europian refuzon të japë “një maskaradë” për ratifikimin e marrëveshjes së mundshme postBrexit midis Londrës dhe BE-së dhe kërkon kohën e nevojshme për ta shqyrtuar dhe miratuar atë, paralajmëruan sot disa eurodeputetë.

“Ne kemi nevojë për një ligj, përndryshe ratifikimi dhe kontrolli demokratik nga Parlamenti Europian do të jetë një farsë”, shkroi në Tëitter gjermani Bernd Lange, kryetari i komitetit të Tregtisë Ndërkombëtare.

“Loja e Boris Johnson na çoi atje ku jemi sot. Ne nuk do të paguajmë çmimin!” shtoi ai.

Kanë mbetur më pak se 40 ditë deri më 31 dhjetor, kur periudha e tranzicionit postBrexit do të përfundojë dhe pas së cilës BM, që u largua zyrtarisht nga BE-ja më 31 janar, do të ndalojë së zbatuari standardet europiane.

Europianët gjithmonë e kanë konsideruar fundin e tetorit si afatin përfundimtar, pas të cilit nuk do të ishte më e mundur që Parlamenti të ratifikonte një ligj të mundshëm në formën e duhur.

Bisedimet mbeten të vështira në tri pika kryesore: garancitë e kërkuara nga Londra përsa i përket konkurrencës, hyrja e europianëve në ujërat britanike dhe mënyra e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve në marrëveshjen e ardhshme./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.