Ballina Flash

INDI – Temperatura rekord dimërore… 7,5 gradë Celsius

NJU DELHI, 20 nëntor /ATSH-ANSA/ – Kryeqyteti indian regjistroi këtë mëngjes temperaturën më të ulët të matur ndonjëherë në 14 vitet e fundit gjatë muajit nëntor, me termometrin që shënoi 7,5 gradë Celcius.

“Qyteti, në ditët në vijim, mund t’i nënshtrohet një vale të ftohti”, informoi sot Departamenti Meteorologjik i Indisë.

Rekordi më i ulët ka qenë në vitin 1938, kur, në fund të nëntorit, banorët e kryeqytetit u zgjuan me një temperaturë minimale 3,9 gradë Celcius.

Përveç të ftohtit, qytetit i është dashur të luftojë edhe me smogun dhe mjegullën e dendur.

Sipas Mahesh Palaëat, meteorolog në “Skymet Weather”, një agjenci private e parashikimit të motit, uljet e regjistruara këtë muaj nëntor ishin të paktën tre gradë nën mesataren e periudhës./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDrejtoresha e ISHP-së Fico: Deklaratat e Bashës marrëzi, përçmojnë punën e mjekëve
Artikulli tjetërNga Kukësi, te 21 Janari/ Braçe: Basha ka një problem të hershëm me viktimat, të vrarët e të vdekurit