Nga Kukësi, te 21 Janari/ Braçe: Basha ka një problem të hershëm me viktimat, të vrarët e të vdekurit

TIRANË, 20 nëntor /ATSH/ Zv/kryeministri Erion Braçe deklaroi sot se Lulzim Basha ka një problem të madh, të hershëm me viktimat, të vrarët, të vdekurit.

“Lulzim Basha nuk është i ri. Është një mutacion i së keqes, Sali Berisha”, shprehet Braçe në reagimin e tij.

“Lulzim Basha ka një problem të madh, të hershëm me viktimat, të vrarët, të vdekurit. Në masakrën e Krushës, por edhe përtej, kudo nga Kukësi në Kosovë, problemi i tij janë viktimat, të vrarët, të vdekurit, por prej UÇK ama”, thekson Braçe.

“Në masakrën e  21 Janarit problemi i tij janë katër të pushkatuarit dhe më shumë se 12 plagosurit në të njëjtin vend, bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit'”, shton Braçe.

“Prej dje, problemi i tij janë të gjithë ata që humbën jetën nga koronavirus. Ai ka kohë që numëron të humburit prej koronavirus si nevojtar, si sukses i tij. Por edhe si shpëtim për t’i ikur të vrarëve, të vdekurve që ai i ka hedhur mbi kurriz UÇK!”, shprehet Braçe.

“Duhej fryrë pafund numri që të shuhej ndërmarrja e tij e turpshme kundër UÇK! Ja doli për ca orë sot, kur ju mori pacientëve mjekët jetikë që ju përgjigjën me dinjitet tamam atij! Por kaq ama; Ata tani janë në punë, ende si çdo ditë në nëntë muaj!”, thekson Braçe.

“Ai, Lulzimi po fle, por asfare rehat ama; Gjumin nuk ja prish ti që je i sëmurë, harroje, ai nuk e rregullon balluken për ty hiç; gjumin ja prishin të vdekurit që i ka hedhur mbi kurriz UÇK!”, përfundon Braçe reagimin e tij. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.