Ballina Flash

Obama boton vëllimin e parë me kujtime

UASHINGTON, 16 nëntor /ATSH-DPA/ – Vëllimi i parë i kujtimeve të shumëpritura të ish-presidentit amerikan Barack Obama “Një tokë e premtuar” do të dalë nesër.

Në libër tregohet për vendimin për të vrarë Osama bin Laden, krizën globale financiare dhe Deepwater Horizon.

Libri përshkruan arsimimin politik të Obamës dhe udhëtimin e tij për t’u bërë presidenti i 44-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe momentet historike të mandatit të parë të presidencës së tij historike, ka njoftuar botuesi ”Penguin Random House” në një deklaratë.

“Jam përpjekur t’u jap lexuesve një kuptim të udhëtimit personal që kemi kaluar unë dhe Michelle gjatë atyre viteve në Shtëpinë e Bardhë”, tha Obama.

Libri me 768 faqe do të dalë në të njëjtën kohë në 25 gjuhë dhe do të jetë gjithashtu i disponueshëm si një libër audio i lexuar nga ish-udhëheqësi.

Një datë e lëshimit për vëllimin e dytë dhe të fundit nuk është caktuar./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDëshmia e ish-komandantit të UÇK-së, Latif Gashi: Basha mori pjesë në arrestimin tim, Reagon PD: Deklaratat të orkestruara nga Rama
Artikulli tjetërBuxheti 2021 për Infrastrukturën dhe Energjinë/ 4.1 miliardë lekë më shumë se në 2020