Ballina Flash

Shitet në ankand një këpucë e Mari Antuanetës

PARIS, 14 nëntor /ATSH-ANSA/ – Një këpucë elegante e bardhë, që i përkiste Mari Antuanetës, prej mëndafshi dhe lëkure keci, do të shitet nesër në ankand në Versajë, pranë Parisit, njoftoi shtëpia e ankandeve ”Osenatlles”.

Me një çmim fillestar prej 8 000 deri në 10 000 euro, këpuca e mbretëreshës është ndër pjesët më origjinale të shitjes, me titull “Mbretëresha e Versajës”, së bashku me pikturën “Molieri i ftuar në tryezën e mbretit Diell” nga Françis Jean Garneray, një tablo e rrallë që tregon Luigjin XIV së bashku me shkrimtarin e njohur, babai i gjuhës frënge.

Kjo tablo është vlerësuar rreth 40 000 – 60 000 euro/ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Castex: Po përgatisim rregulla afatgjata antiCovid-19 për vendin
Artikulli tjetërITALI – Arrestohet një anëtar i lartë i ”Ndrangheta”-s