Ballina Flash

FDA autorizon ilaçin e ri kundër Alzheimer

UASHINGTON, 6 nëntor /ATSH-AFP/ – Një komitet ekspertësh amerikanë do të votojë sot për t’i rekomanduar ose jo Agjencisë Amerikane për Ilaçet (FDA) autorizimin e një trajtimi të ri për Alzheimer-in, hulumtimet kundër të cilit kanë ngecur për dekada.

Molekula “aducanumab” është prodhuar nga laboratorët e “Biogen” dhe thuhet se është e para që trajton reduktimin njohës nga i cili vuajnë pacientët me Alzheimer.

“Aducanumab” është një antitrup monoklonal, që synon të “shkrijë” agregatet e një proteine, beta-amiloidit, që grumbullohet dhe krijon pllaka në indin e trurit të pacientëve.

Prej kohësh, ajo ka qenë një nga synimet kryesore të studiuesve kundër patologjisë degjenerative, që rezulton në një reduktim të funksioneve njohëse dhe humbje të autonomisë.

Mendimi i komitetit është fakultativ, por FDA zakonisht ndjek rekomandimet e tij./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPS motori i ndryshimit/ Veliaj: Teksa ne japim përditë nga një shtëpi, Mona dhe Luli nuk strehuan një njeri
Artikulli tjetërTë martën paraqitja e parë e Kadri Veselit në Speciale