Ballina Ekonomi

Mbështetja në Bujqësi/ Programi IPARD II do të vijojë edhe gjatë vitit 2021

TIRANË, 6 nëntor /ATSH/ Programi IPARD II do të vijojë edhe gjatë vitit 2021.

Programi IPARD është mbështetja financiare për bujqësinë dhe zhvillimin rural nga fondet e BE-së (75%) dhe qeverisë shqiptare (5%).

Ndërkohë që vijon lidhja e kontratave për thirrjen e dytë, bën të ditur MBZHR.

Sipas MBZHR-së, në dy vjet nga implementimi i programit IPARD II të financuar me 94 milionë euro nga qeveria shqiptare dhe BE janë firmosur 222 kontrata, për investime të reja në sektorin e bujqësisë dhe agroindustrisë, nga të cilat janë paguar 60 prej tyre dhe ndërkohë brenda vitit do të hapet thirrja e tretë e programit IPARD II.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 në Kosovë/ 728 raste të reja, 12 humbje jete dhe 60 të shëruar
Artikulli tjetërMasat e reja antiCovid në Kosovë, mbyllet vendi prej të premtes deri të hënën