Ballina Flash

Covid19 – 30% e pacientëve kanë rënie të flokëve

BOLONJË, 6 nëntor /ATSH-ANSA/ – Më shumë se 30% e njerëzve që preken nga infeksioni Covid-19 raportojnë rënie të flokëve.

”Dhe kjo, në nivelin psikologjik rëndon pasojat”, sipas Shoqatës Italiane të Dermatologjisë.

”Shumë persona që kanë kaluar virusin Covid-19 raportojnë një dobësim dhe rrallim të flokëve. Rënia e flokëve në këtë rast krahasohet me humbjen tipike të tyre pas ngjarjeve traumatike”, thekson ajo.

Në një masë shumë të vogël, kjo ndodh gjithashtu gjatë ndryshimit të sezonit.

“Raportet e para datojnë prej muajit qershor dhe vijnë nga e gjithë bota. Në Bolonjë, ne krijuam një task forcë për të regjistruar të gjitha rastet e humbjes së flokëve pas infeksionit Covid-19 dhe për të gjetur një shpjegim”, theksoi profesoresha Bianca Maria Piraccini, nga Universiteti i Bolonjës.

Forma më e shpeshtë (90% e rasteve), ndodh pas dy ose tre muajsh shërimi dhe mendohet të jetë për shkak të pushimit në shtrat, humbjes së peshës, ipo-oksigjenimit, ilaçeve dhe stresit të cilit trupi i është nënshtruar.

Sidoqoftë, gjithmonë është një rënie kalimtare.

Efektet sipas ekspertëve vijnë nga përdorimi i kortizonit dhe suplementeve ushqimore të bazuara në antioksidantë. /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak”Rolls-Royce” në vështirësi për shkak të zhvendosjes së aktivitetit
Artikulli tjetërBuxheti 2021 për sigurinë ushqimore rritet me 42%, mbështetje reformës në Shërbimin Veterinar