Ballina Flash

Johnny Depp humbet çështjen ndaj tabloidit britanik

LONDËR, 2 nëntor /ATSH-DPA/ – Ylli i kinemasë amerikane, Johnny Depp ka humbur çështjen e tij kundër një historie të një tabloidi britanik në vitin 2018, ku thuhej se keqtrajtonte bashkëshorten, vendosi sot Gjykata e Lartë britanike.

Padia e Depp kundër botuesit dhe drejtorit ekzekutiv të ”The Sun”, Dan Wootton, tërhoqi vëmendjen në të gjithë botën me pretendimet se ai ka keqtrajtuar ish-bashkëshorten, Amber Heard.

Në vendimin e tij, gjykatësi hodhi poshtë pretendimin e ylli i “Pirates Of The Caribbian”, duke thënë ishte provuar që artikulli, në thelb, ishte vërtetë, sipas agjencisë së lajmeve PA.

Në gjykatë u bënë akuza për dhunë brutale në marrëdhënien e stuhishme të çiftit.

Të dy u takuan në shesh-xhirimin e filmit “The Rum Diary”.

Ata u martuan në 2015, u ndanë një vit më pas dhe u divorcuan në 2017.   /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAkademia e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave/ Diskutime mbi barazinë gjinore dhe pjesëmarrjen e të rinjve në vendimmarrje
Artikulli tjetërVala e COVID-19 në Europë nuk do të jetë e fundit