Parashikimi i motit, e enjte 29 tetor 2020

TIRANË, 29 tetor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira deri mesatare.

Në orët e mëngjesit të ditës do të ketë prezencë të mjegullës së dendur përgjatë luginave.  Reshje shiu të karakterit lokal do jenë prezente në zonën jugperëndimore të vendit.

Era do të fryjë me drejtim nga Veriperëndimi 1-7m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare në orët e pasdites hera-herës do të fitoj shpejtësi deri në 12m/sek

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 9/19 re diell
Kukës 6/14 re diell
Lezhë 12/21 re diell
Dibër 5/13 re diell
Durrës 12/22 shi diell
Tiranë 11/22 re diell
Elbasan 11/22 re diell
Berat 7/23 re diell
Vlorë 11/20 re diell
Korcë 5/15 re diell
Gjirokastër 5/18 re diell
Sarandë 11/22 re diell
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.