NJU JORK, 28 tetor /ATSH-AFP/ – ”Boeing”, që vazhdon të jetë nën presion si pasojë e pandemisë dhe krizës së 737 MAX, njoftoi sot se do të mbyllë 7 000 vende pune shtesë deri në fund të 2021, duke e çuar numri total të punonjësve në 130 000 nga 160 000 në fillim të vitit.
Grupi, që nuk parashikon reduktimin e normës së prodhimit të avionëve të saj, ka regjistruar sërish një rënie të të ardhurave 29% në tremujorin e tretë dhe regjistroi një humbje neto prej 449 milionë dollarë gjatë kësaj periudhe./ /ec/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.























