Ballina Bota

KROACI – Plenkoviç: Situata e COVID-19, serioze

ZAGREB, 22 tetor /ATSH-AFP/ – Situata shëndetësore e COVID-19 në Kroaci është serioze, paralajmëroi sot qeveria, duke dënuar sjelljet e papërgjegjshme në vend.

“Kemi një rekord të ri ditor. Kjo dëshmon rëndimin e situatës”, deklaroi kryeministri kroat Andrej Plenkoviç, gjatë një seance të kabinetit të tij.

Vendi me 4,2 milionë banorë ka regjistruar 1 563 raste të reja (gati 30 000 në total) dhe 13 vdekje të reja (406 në total), në 24 orët e fundit.

Pothuajse gjysma e rasteve të reja të infektimit u regjistruan në Zagreb.

Plenkovic u bëri thirrje bashkëqytetarëve të tij të jenë të përgjegjshëm, ndërsa ministri i tij i Shëndetësisë, Vili Beros, shprehu keqardhje për numrin e madh të mikrovatrave të sëmundjes dhe paralajmëroi kundër sjelljeve të papërgjegjshme.

Vënia e një maske është e detyrueshme që nga mesi i tetorit në hapësira të mbyllura, në të gjithë vendin, si edhe në mjediset e jashtme në Zagreb, kur distancimi social nuk mund të respektohet.

Baret dhe restorantet duhet të mbyllen në mesnatë./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVlora do të jetë aeroporti kryesor i vendit
Artikulli tjetërRritja ekonomike prej 5.5% në 2021-n, mbështetet te konsumi dhe investimet