Ballina Flash

Edhe holandezet në shërbimin ushtarak

AMSTERDAM, 22 tetor /ATSH-AA/ – Të gjitha vajzave 17-vjeçare në Holandë, përfshirë princeshën Catharina-Amalia, këtë javë do t’u dërgohet ftesë për kryerjen e shërbimit ushtarak.

Shërbimi ushtarak aktiv u shfuqizua në vitin 1997, por një ndryshim në vitin 2018 në ligj thotë se edhe vajzave do t’u dërgohen ftesa kur të mbushin 17 vjeç.

Ministrja holandeze e Mbrojtjes, Ank Bijleveld, njoftoi masën në rrjetet sociale, duke theksuar se djemtë dhe vajzat në vend jo vetëm që kanë të drejta të barabarta, por edhe detyra të barabarta.

“Por, ne nuk e dimë se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen dhe nëse siguria e vendit është në rrezik mund të nevojitet të thirren të gjithë djemtë dhe vajzat”, tha Bijleveld në një video të postuar në rrjetet sociale.

Ftesa po ashtu do të informojë vajzat për mundësinë e tyre për të ndjekur një karrierë profesionale në ushtri.  /os/

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBERLIN- Gjermania shton rregullat e karantinës për një numër fqinjësh europianë
Artikulli tjetërReformë e qenësishme në sistemin penitenciar/ Gjonaj: 11% rritje pagash për policët e Burgjeve, rekrutimi përmes konkursit